Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa sulmohet në rrjet vetëm pse publikoi hartën e Shqipërisë etnike


Dua Lipa së fundmi e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes jo për rekordet e saj në muzikë, por për arsye krejtësisht  të ndryshme siç është origjina e saj nga Kosova.

Ajo po akuzohet në rrjet se po nxit nacionalizmin vetëm pse publikoi një hartë të Shqipërisë etnike.

Dua Lipa mbrojti në internet origjinën autoktone dhe jo migrante të shqiptarëve, duke publikuar një hartë të Shqipërisë etnike, ku bashkohen Kosova si dhe territoret shqiptare në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e në Greqi.

Bëhet fjalë për të njëjtin flamur që shkaktoi një incident ndërkombëtar në vitin 2014, kur u valëvit me dron gjatë një ndeshjeje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Dua në përshkrimin e saj sqaron edhe shpjegimin e fjalës autokton sipas fjalorit, që i referohet popujve apo banorëve vendas që nuk janë migrantë apo kolonistë.

 

View this post on Instagram

 

au•toch•tho•nous adjective (of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Por shumë përdorues në rrjet të cilët nuk e dinë historinë e Kosovës e as të Shqipërisë, e morën postimin e këngëtares si mbështetje të një pushtimi shqiptar të Ballkanit. Regjisori serbo-kanadez Boris Malagurski tha se Dua po mbështeste “projektin ekstremist nacionalist dhe ekspansionist të Shqipërisë së Madhe”.

Të tjerë madje e akuzuan Lipën që ka treguar simpati ndaj fashizmit, pasi e vetmja herë që ekzistonte një Shqipëri e zgjeruar ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dua Lipa disa herë ka treguar krenarinë që ndjen për origjinën e saj dhe nuk stepet për të dalë në mbrojtje të shqiptarëve, siç qe edhe kauza e fundit, për të bojkotuar hartën e Apple që nuk e përfshinte Kosovën.

24-vjeçarja iu bashkua para disa ditësh peticionit të qytetarëve të Kosovës drejtuar kompanisë Apple duke shkruar: “Apple ne jepni përgjigje! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”.

Për ata që nuk e dinë, dashuri i saj model Anwar Hadid, ka origjinë palestineze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *