Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet për Hong Kongun, Kina paralajmërim të fortë Britanisë


Kina ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet mes vendeve, në përgjigje të raporteve se Londra do pezullojë traktatin e ekstradimit me Hong Kongun, si rezultat i ligjit të ri të sigurisë kombëtare të Pekinit.

Mediat britanike kanë raportuar se Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, pritet të njoftojë pezullimin e traktatit të ekstradimit të Hong Kongut në parlament, i cili do të shkatërronte më tej lidhjet midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja 30-vjeçare do të thotë që, nëse një person në Mbretërinë e Bashkuar kërkohet të dalë në gjyq për një krim në Hong Kong, autoritetet do e dërgojnë ata përsëri atje, dhe anasjelltas.

“Ne i dënojmë me forcë këto veprime,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, në një konferencë shtypi të hënën.

“Ne i kërkojmë Mbretërisë së Bashkuar të mos ndërmarrë më hapa përpara në rrugën e gabuar, në mënyrë që të shmangë dëmtimet e mëtejshme në marrëdhëniet Kinë-Britani.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *