Vendosni fjalën kyçe....

Çelsi mposht “djajtë”, finalja e Kupës FA e gjitha londineze


Finalja e Kupës FA do jetë e gjitha londineze. Pas kualifikimit të Arsenalit, në ndeshjen e ditës së sotme Çelsi mposhti Mançester Junajted me rezultatin 3-1 duke prerë biletën për në finale.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Lampard nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren në sfidën e luajtur në mitikun ‘Uembli’.

Golat për londinezët u shënuan nga Zhiru e Mason ndërsa goli i tretë ishtë në fakt një autogol. Për Junajtid goli i nderit u shënua nga Fernandes me 11-metërsh.

Ndeshja finale e Kupës FA do luhet më 1 gusht në ‘Uembli’. Arsenali është ekipi me më shumë Kupa FA, 13 të tilla, i ndjekur nga Mançester Junajted e Çelsi që kanë respektivisht 12 e 8 të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *