Vendosni fjalën kyçe....

Presidencialet 2020, Kanye West njofton takimin e parë me mbështetësit


Reperi Kanye West njoftoi të shtunën, dy javë pasi njoftoi se po bënte gati kandidimin e tij për president të SHBA-ve, se do e zhvillonte takimin e parë me mbështetësit në Karolinën e Jugut.

Ngjarja do të zhvillohet në Exquis Even Center në North Charleston të dielën në 5 të pasdites, duke u dhënë pjesëmarrësve të mundshëm pak kohë për të planifikuar, raportoi ABC News.

Ngjarja është e kufizuar në ‘vetëm mysafirë të regjistruar’ dhe West ka siguruar një lidhje në faqen e tij të fushatës – Kanye2020.country – ku ata mund të regjistrohen, njoftoi ABC.

Sipas një kopjeje të shpërndarë nga ABC News, të gjithë të pranishmëve do t’u kërkohet të nënshkruajnë një formular të kryerjes së testit Covid-19, të ruajnë distancën sociale dhe të mbajnë një maskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *