Vendosni fjalën kyçe....

Trump refuzon t’i urdhërojë amerikanët të vënë maska mbrojtëse


 

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se nuk do i urdhërojë amerikanët të mbajnë maska ​​për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Komentet e tij erdhën pasi eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci, u bëri thirrje udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë që t’i detyrojnë njerëzit të veshin maska.

Dr. Fauci thotë se veshja e maskës është “me të vërtetë e rëndësishme dhe ne duhet t’i përdorim ato, të gjithë”.

Përdorimi i maskave mbrojtëse është politizuar shumë në SHBA.

Shumica e guvernatorëve të shteteve amerikane kanë urdhëruar që veshja e maskave tani do të jetë me detyrim, e jo një zgjedhje personale.

Presidenti Trump, për herë të parë veshi një maskë në publik të shtunën e kaluar. Por duke folur për “Fox News”, Trump tha se ai nuk pajtohej me vendosjen e detyrueshme të maskave, duke thënë se njerëzit duhet të kenë një “liri të caktuar”.

“Jo. Unë dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe nuk besoj në atë, jo. Dhe unë nuk jam dakord me deklaratën se nëse të gjithë do të mbanin një maskë, gjithçka do të zhduket” – tha Trump, duke shtuar se gjithsesi maska është e mirë dhe e këshillon përdorimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *