Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Deklarata e Wadephul-it e zhbalancuar politikisht dhe e nxituar institucionalisht


Të nxituar institucionalisht e të zhbalancuar politikisht e ka quajtur kryeministri Rama, deklarimin e djeshëm të zyrtarit të lartë gjerman, Wadephul.

Kreu i qeverisë tha se deklarata e tij zhvlerëson Kuvendin e Shqipërisë dhe mban krahun e opozitës jashtëparlamentare.

Kryeministri shtoi se Bundestagu nuk i ka vënë kush Shqipërisë bërjen të lumtur të Lulzim Bashës por reformën zgjedhore e zgjedhje të lira e të ndershme.

“Deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik. Ai është mik shumë i mirë i Lulzim Bashës dhe mik i mirë i imi. Komunikoj vijimësisht me të. Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit por deklarimi i djeshëm zhvlerëson Kuvendin e Shqipërisë. Ajo marrëveshje s’mund të jetë kush të ndalojë parlamentin të shkojë përtej saj për demokratizimin e zgjedhjeve. Koalicionet as nuk do ndalohen as nuk mund të ndalohen por do jenë si në çdo vend të Europës. Partitë kanë lirinë të grupohen e paraqiten me kandidatët e tyre. Në planin politik deklarimi është i zhbalancuar pasi mban krahun e opozitës parlamentare. Më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje perspektiva europiane e Shqipërisë. Bundestagu s’i ka vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Lulzim Bashën.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *