Vendosni fjalën kyçe....

Policia në ndjekje të të dyshuarve në Elbasan, ata thyejnë xhamat e fugonit


Mes forcave të repartit Shqiponja dhe disa të dyshuarve ka pasur përplasje në Elbasan pasi efektivët e policisë ishin në ndjekje të tyre.

Të dyshuarit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë goditur fugonin e efektivëve.

Gjatë këtyre kundërshtimeve është thyer dhe një nga xhamat e fugonave të ‘Shqiponjave’ teksa personat e dyshuar janë shoqëruar.

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Zaranikës dhe gjithë përplasja ndodhi pasi të dyshuarit tentuan të largoheshin dhe jo t’i binden urdhrit të efektivëve të Shqiponjave për të ndaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *