Vendosni fjalën kyçe....

Dita e tretë e votimeve në Maqedoninë e Veriut


Sot është dita e tretë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha vendvotimet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë dhe Konçe janë hapur që në orën 07:00 dhe votimi zhvillohet pa asnjë problem në përputhje me protokollet shëndetësore, njoftojnë komisionet zgjedhore komunale.

Të drejtë të votojnë në këto gjashtë komuna kanë 110.229 qytetarë në 198 vendvotime.

Votimi për këto zgjedhje filloi të hënën, kur votuan personat me Covid-19 dhe në vetizolim.  Dje votuan të sëmurit, të pafuqishmit dhe personat me sëmundje kronike, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe në shtëpitë e pleqve.

Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtjen nga koronavirusi. Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë.

Zgjedhësit janë të detyruar të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën prej 1 metër e gjysmë deri në 2 metra.

Anëtarët e këshillave zgjedhor dhe të gjithë personat që janë të lejuar të qëndrojnë në vendvotim, janë të detyruar gjithashtu të mbajnë maskë dhe doreza, pavarësisht distancës mes tyre. Maskat duhet ti ndërrojnë çdo 4 orë kurse dorezat pas çdo pushimi ose shkëputje të mundshme.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive me gjithsej 1.578 kandidatë, nga të cilët 903 janë burra dhe 675 gra. Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, sipas moshës më shumë ose 795 janë mes 30 dhe 49 vjeç.

Zgjedhja bëhet duke rrumbullakuar numrin rendor përpara listave të kandidatëve në fletëvotim, rendi i të cilëve u përcaktua me short.

Partitë në fletëvotim do të kenë numrat rendor si vijon:

1 – Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH

2 – Partia Politike Demokratë

3 – LSDM dhe koalicioni “Mundemi”

4 – E Majta

5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

6 – Votë për Maqedoninë

7 – Unioni Demokratik Qytetar – UDQ

8 – Integra

9 – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI

10 – Unioni Social Demokratik – SDU

11 – Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia – Maqedonia e Vetme

12 – MORO Partia e Punëtorëve

13 – Partia e Popullit Rom

14 – VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”

15 – Partia juaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *