Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati demokrat Joe Biden citon liderin komunist kinez Mao, gjatë fushatës


Kandidati demokrat për president, Joe Biden, përdori një citat të bërë të famshëm nga lideri komunist kinez, Mao Zedong, në një mbledhje fondesh në internet me Valerie Jarrett, ish-këshilltaren e presidentit Barack Obama, të hënën në mbrëmje.

Siç vë në dukje Uashington Examiner:

Joe Biden citoi një shprehje të bërë të famshme nga diktatori komunist kinez Mao Zedong gjatë një fjalimi virtual të mbledhjes së fondeve me ish-këshilltaren e vjetër të Obamës, Valerie Jarrett.

“Ne do duhet të marrim ndihmë të vërtetë ekonomike në duart e grave tani”, u tha Biden të hënën në mbrëmje 14 donatorëve të pasur që morën pjesë në seancën virtuale të mbledhjes së fondeve.

Sipas reporterit që vëzhgoi ngjarjen, Biden pastaj citoi proverbën kineze, “Gratë mbajnë gjysmën e qiellit”.

Fraza vjen nga një shpallje e bërë nga lideri komunist kinez, Mao, në mesin e shekullit të 20-të që ndihmoi në dhënien e të drejtave të caktuara për gratë në Kinë.

Fraza u bë e zakonshme në Kinë në atë kohë, duke u shfaqur shpesh në copa të propagandës në fabrika ose zona të tjera industriale.

Citati mund të mos jetë i rastësishëm. Anita Dunn, një këshilltare e lartë në fushatën e Bidenit, lavdëroi në mënyrë të paturpshme Mao-n në vitin 2009, kur ajo ishte drejtoreshë e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë të Obamës, duke e quajtur atë një nga dy ‘filozofët e preferuar politikë’.

Mao, tha ajo, është një nga ‘dy personat të cilëve u drejtohem më shumë’, së bashku me Nënë Terezën.

Dunn më vonë pretendoi se ajo ishte duke bërë shaka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *