Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga, humb jetën në aksin Durrës-Tiranë e reja


Një 30-vjeçare ka humbur jetën para pa çastesh pas një aksidenti në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur pranë City Park ndërsa viktimë ka mbetur një shtetase me iniciale E.D.

Ajo ka dalë nga rruga bashkë me mjetin që po drejtonte.

Njoftimi

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *