Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të korruptonte policin, ndalohet 58-vjeçari në Fier


Një 58 vjeçar është ndaluar në Fier pasi tentoi të ofronte rryshfet ndaj një oficeri policie për tërheqjen e një pasaporte.

Shtetasi i ndaluar është shtetasi E.B banues në Fier.

Njoftimi i plotë:

Fier

Goditet një rast i mitëdhënies.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *