Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu shpërndan video-mesazhin e Yuri Kim: Përdorini maskën për të parandaluar koronavirusin


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu ka shpërndarë video-mesazhin e ambasadores amerikane Yuri Kim për vendosjen e maskave si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Në mesazhin e ambasadorja bën apel për përdorimin e maskës aty ku distancimi nuk është i mundur.

Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”-thotë Ambasadorja në video-mesazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *