Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Bregut të Fildishtë vdes pas mbledhjes së kabinetit qeveritar


Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë menjëherë pas një takimi ministror.

61-vjeçari ishte zgjedhur si kandidat i partisë në pushtet për zgjedhjet presidenciale të tetorit, pasi presidenti Alassane Ouattara tha se nuk do të kërkojë një mandat të tretë në detyrë.

Coulibaly sapo ishte kthyer nga Franca, ku kishte marrë një trajtim dy-mujor për zemrën, shkruan BBC.

Presidenti Ouattara tha se vendi ishte në zi. Ai zbuloi se Coulibaly ishte ndjerë keq gjatë një mbledhjeje javore të kabinetit dhe ishte dërguar në spital, ku vdiq më vonë.

“Përshëndes kujtimin e një burri shteti të besnikërisë, përkushtimit dhe dashurisë së madhe për atdheun”.– tha ai.

Një artikull në Le Monde të hënën citonte një vëzhgues të huaj të thoshte se: “Nëse Gon Coulibaly do të ishte i papërshtatshëm, Ouattara nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveç të kandidonte si kandidat sepse nuk ka plan B.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *