Vendosni fjalën kyçe....

Balluku-opozitës: Do e ndërtojmë Korridorin Blu e ju do kaloni aty me makinat tuaja luksoze


Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, tha gjatë seancës së sotme në parlament se qeveria do e ndërtojë rrugën Milot-Fier, që është ëndrra e çdo shqiptari nga veriu në jug.

Ajo ironizoi deputetët e opozitës parlamentare duke thënë se rruga do ndërtohej dhe ata do kalonin aty me makinat e tyre luksoze, siç bëjnë me bypass-in e Fierit.

“Korridori blu është ëndrra e çdo shqiptari që jeton në veri dhe dashuron viset e jugut. Është ëndrra e çdo shqiptari që jeton në jug dhe dashuron viset madhështore të veriut. Do e ndërtojmë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Disa prej jush janë të paditur, zëdhënës të qametit.. Ne do e ndërtojmë atë rrugë dhe aty do kaloni edhe ju me makinat tuaja luksoze dhe do thoni ‘e paskan qarë’. Siç bëni me bypass-in e Fierit.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *