Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me gratë dhe vajzat në Tiranë: LSI-ja ka në qendër të programit fuqizimin ekonomik të gruas


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në njësinë 7 në kryeqytet.

Qëllimi i takimit ishte për të shpalosur alternativën e forcës politike që ajo drejton ku në qendër është fuqizimi i gruas nëpërmjet krijimit të mundësive për punësim, trajnim profesional dhe mbështetje në sipërmarrje.

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!”-shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *