Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 18500 euro të padeklaruara në Rinas, ndalohet 46-vjeçarja


Një 46-vjeçare është ndaluar në Aeroportin e Rinasit pasi i është gjetur një sasi prej 18500 eurosh të padeklaruara.

Sasia e lartpërmendur e valutës u gjet pas një kontrolli në çantën e dorës së gruas. Ky nuk është rasti i vetëm i kapjes së sasive të padeklaruara të vaulutës në pikat kufitare.

Para pak ditësh në Morinë u ndalua një shtetase së cilës iu kap një sasi e madhe frangash zvicerane të padeklaruara.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *