Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet drejtuesi


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier, që i ka marrë jetën një personi.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Zhupan, ku një mjet tip ‘Fiat’ ka përplasur shtetasin me inicialet P. M., 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë.

“Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *