Vendosni fjalën kyçe....

Shembjet në Velipojë, Klosi përplaset me Voltana Ademin dhe Shanon


Shembjet në mes të sezonit turistik nga organet shtetërore në plazhin e Velipojës ka përplasur në studion e Syri Tv ministrin e Turizmit Blendi Klosi, Kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ekspertin e ekonomisë Dritan Shanon.

Shano pyeti Ministrin Klosi nëse ishte momenti i duhur për të shembur në Velipojë që për Klosin thotë se u bënë për shkak të ankesave pasi hotelet nuk kanë pasur hapësira për të marrë plazh.

Por deklarata e Klosit u kundërshtua nga Ademi e cila tha se ka pasur vetëm një ankesë duke shtuar se shembjet mund të bëheshin në një periudhë tjetër.

Debati:

Shano: A mendoni se duke prishur e duke lënë me gërmadha, keni ndihmuar turizmin dhe operatorët turistikë, të cilët janë të penalizuar? Ai ishte momenti i duhur apo dëshirë për të shprehur arrogancë?

Klosi: Jo fare. Nuk ka lidhje fare. Sot bëhet më rehat plazh në Velipojë. Sot në Velipojë shikon struktura të jashtëzakonshme hotelerie. Këtë situatë ke në Shëngjin, në Tale, në Durrës. Të gjitha këto vjet, në takimet që kemi bërë, ka qenë edhe Ademi, janë ankuar se jemi në vijë të parë dhe nuk kemi hapësirë për të marrë plazh.

Ademi: Vetëm një ankesë keni patur në vijën 4 kilometra. Ka qenë e qëllimshme. Mund ta bënin në nëntor, mund ta bënin në shkurt.

Shano: Pse nuk e bëtë më parë këtë?

Klosi: Kjo situatë ndodhi edhe në Dhërmi, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse shteti është shtet, kryetari i bashkisë duhej të dënohej për ndërtim pa leje.

Ademi: Kjo nuk është e vërtetë

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *