Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur në det një person në Qerret


Gjendet i pajetë një person në Qerret, rreth 20 metra nga bregu i detit. Viktima është gjetur nga peshkatarët e zones, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

“Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *