Vendosni fjalën kyçe....

Amnistia penale, Ministri Manja: Gati për bisedime me opozitën, s’ka amnisti për të dënuarit nga GJKKO


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë.

Sa i takon propozimit të Bashës, Manja tha nga Vlora se nuk mund të ketë amnisti për ata protestues që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës.

Sipas rregullores së Kuvendit, ministri theksoi se drafti nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, por tha se janë të hapur për amendamente të opozitës që mund t’i bashkëngjisin në sallën plenare kur të futet në rend dite amnistia. Ministri tha se do kalojë në Kuvend kur t’i kenë votat.

“Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në vend. Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, jemi gati të ulemi të bisedojmë por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj q është një akt human.

Këtë bëri komisioni i ligjeve por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s’ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorja e kuvendit i ka të përcaktuara, s’ka pse kthehet më në komision. Nëse do ketë amendamente është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK”, tha Manja.