Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i nxjerr videon Ramës: Kampion në mashtrim, ka filluar numërimi mbrapsht


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shpërndarë një video të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me premtimet e tij para se të merrte qeverinë ku premtonte se do luftonte korrupsionin dhe ballafaqimin me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi korrupsionin në vitin 2020.

Bardhi e cilëson Ramën kampion në mashtrim duke thënë se për të ka nisur numërimi mbrapsh.

Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjeshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje. I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij”- tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *