Vendosni fjalën kyçe....

Bushati: Shkëmbimi i territoreve ide Serbe dhe jo amerikane, arriti të përçante klasën politike në Kosovë


Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve ka qenë ide serbe e cila më pas u promovua edhe nga shqipfolës.

Bushati mohoi që kjo ide të ketë burimin në SHBA, ndërsa shtoi se me këtë ide Serbia arriti që të përçante klasën politike në Kosovë.

Ndarja e Kosovës është një ide Serbe, fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës. Sot ka njerëz që janë tërhequr nga kjo ide sidomos pas deklaratave të Grenell dhe ajo çfarë pamë është se procesi i njohjes së Kosovës nuk avancoi, Serbia arriti të përçajë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm dhe brenda BE u krijuan disa të çara ndërkohë që ne ishim mësuar me një ndërhyrje shembullore të familjes euroatlantike dhe SHBA , ku punohej së bashku dhe arritëm të siguronim çlirimin e Kosovës dhe krijimi i shteti të tij. Të gjitha këto fitore me hapjen e debatit për kufijtë, por çbënin disa arritje historike një e nga një. Ne shqiptarët nuk duhet të vendosim për asnjë çast në kolateral arritjet tona historike. Para se të ikja nga ministër i Jashtëm kam marrë një telefonatë nga sekretari i jashtëm Pompeo në dhjetor të 2018 për çështje të tjera dhe në të gjitha takimet qëndrimi i SHBA ishte i qartë në këtë drejtim duke mos lënë asnjë shteg që mund të përdoreshin për t’i dhënë fund konfliktit mes Serbisë e Kosovës. Prandaj besoj se është ide serbe dhe jo nga SHBA“- tha Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *