Në Vlorë një 70-vjeçar është dhunuar, lidhur me litar dhe më pas i është marrë makina tip Volsvagen Golf dhe një sasi parash. Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vranisht të Vlorës, ku i moshuari Naser Habilaj është grabitur nga dy pesona gjatë natës pasi kishin shkuar për ta grabitur.
I moshuari ka qenë vetëm në banesë pasi fëmijet i ka në Itali. Ai është lidhur me litar që në orën 11 të darkës nga dy personat e armatosur dhe në mëngjes është gjetur nga komshinjtë.
Policia është duke hetuar ngjarjen dhe në kërkim të autorëve.