Vendosni fjalën kyçe....

Flet nga arratia i dyshuari për të shtënat në Bulqizë: Konfliktin s’e kam me biznesmenin, por me Lefter Allën


Në kërkim që prej shtatorit për tjetër çështje, flet nga arratia Feruzan Shehu, i cili është i dyshuar ngjarjen e mbrëmshme në Bulqizë ku u qëllua me armë drejt biznesmenit, Gëzim Balla .

Në një lidhje për “News 24”, Shehu thotë se ai nuk ka pasur konflikt me biznesmenin, por me kreun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Shehu thotë se policia ka qëlluar nëntë herë në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë në momentin e ngjarjes, në një kohë kur ai nuk ka patur armë me vete.

“Dua drejtësi. Unë nuk kam pasur armë. Policia e Bulqizës ka gjuajtur nëntë herë drejt meje ditën e djeshme, për të më vrarë. Rrinë gjithë ditën, pihen e bëhen tapë dhe nuk dinë se ç’bëjnë. Unë kam ikur, se jam person në kërkim dhe konfliktin nuk e kam me Gëzim Ballën, por me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës. Nuk kam pasur armë me vete, këto janë manipulime të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.”– tha ai për televizionin “News 24”.

Ai thotë se arsyeja pse nuk vetëdorëzohet, është se nuk beson se ka drejtësi për shkak se komisariati është i drejtuar nga kryetari i bashkisë.

“Për arsye se nuk ka drejtësi, e komandon zoti Alla komisariatin. Unë jam në kërkim prej shtatorit të 2019. I bie me më fut dy çështje, kur se kam bërë një gjë pse të më vihet mua. Jam në kërkim për plagosje me dashje. Me Ballën nuk kam pasur asnjë konflikt. Do rri i fshehtë sepse nuk më lenë të qetë mua ata, më janë vënë keq.”- thotë Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *