Vendosni fjalën kyçe....

Policia kërcënon protestuesit: Shpërndahuni vetë, ose do ju shoqërojmë në komisariat


Forca të Policisë së Shtetit janë vendosur pranë protestës së shoqatave të Transportit, të cilat kërkojnë ndihmë financiare.

Një përfaqësues i policisë me altoparlant, u bëri thirrje protestuesve të shpërndahen vetë pasi në të kundërt do të shoqërohen me forcë.

“Tubimet janë të ndaluara. Do shoqëroheni në komisariat të gjithë, nëse nuk shpërndaheni vetë”-tha polici me altoparlant.

Mirëpo protestuesit shprehen të vendosur për të qëndruar pranë Ministrisë së Infrastrukturës, pasi nuk shohin rrugëzgjidhje tjetër. Ata thonë se kanë marrë vetëm një ndihmë prej 400 mijë lekësh të vjetra gjatë gjithë muajve të pandemisë, të cilat nuk u dalin as për t’u ushqyer pasi kanë qiranë, ujin e dritat për të paguar.

“Nuk i frikësohem asnjë grumbullimi. Me 400 mijë lekë për 4 muaj është e papërballueshme. Duhet të hamë, të ushqehemi. Edhe të vdesim një pjesë, pjesa tjetër do dojë të hajë, të ushqehet”– tha një protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *