Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i gjykatës në dëm të Tabakut, reagon Basha: Asnjë marionetë e Ramës nuk e fsheh hajdutërinë tek afera e Astirit


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me gjobë Jorida Tabakun pasi u akuzua për shpifje nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj lidhur me deklaratat e saj për çështjen e Unazës së Re.

Basha thotë se asnjë marioentë e Ramës nuk fsheh dot hajdutërinë në bashkëpunim me trafikantët tek afera e Astirit.

Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës.

Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.

Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë”-shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *