Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut kërcënon të çojë ushtrinë në zonën e demilitarizuar në kufi


Lideri i Koresë së Veriut Kim Yong-Un dhe motra e tij, Kim Yo-jong

Ushtria e Koresë së Veriut ka paralajmëruar se është e gatshme të hyjë në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ky kërcënimi vjen pjesërisht si përgjigje të grupeve të dezertorëve në Jug që dërgojnë materiale propaganduese në veri, shkruan BBC.

Gjatë fundjavës, Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ajo do ta urdhëronte ushtrinë të përgatitej për këtë hap.

Kim Yo-jong

Dhe ushtria tani thotë se është e gatshme të “kthejë vijën e parë në një kështjellë dhe të ngrejë vigjilencën ushtarake”.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur në lidhje me broshurat ndërkufitare të cilat propagandojnë kundër regjimit, të dërguara zakonisht me tullumbace.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut të martën iu përgjigj kërcënimeve duke thënë se po punonte me SHBA-në, për të monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake në Veri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *