Vendosni fjalën kyçe....

Tirana sot 6 orë pa drita, zonat ku nuk do të ketë energji elektrike


Sot disa zona në kryeqytet do të kenë problem në furnizimin me energji elektrike për rreth 6 orë, për shkak të punimeve në rrjet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) thotë se shkëputja e energjisë elektrike do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 15:00.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në datën 15 qershor në një nga fiderat e NST TEC, në intervalin kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.”- thotë OSHEE.

Zonat që do të mbeten pa energji elektrike janë rruga “Hamdi Cenoimeri”, Parafabrikatet Rruga “Llambi Bonata” dhe zona e Sharrës

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *