Vendosni fjalën kyçe....

Apeli e riktheu në detyrë Luan Daci, SPAK ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion nuk është pajtuar me vendimin e Apelit për të rikthyer në detyrë gjyqtarin e Kolegjit të Apelimit, Luan Daci.

SPAK ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë, raporton Report TV.

Luan Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi u akuzua se fshehu të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Por Apeli e rrëzoi SPAK duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin, por Prokuroria e Posaçme vijon betejën në Gjykatën e Lartë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *