Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet afati i aplikimeve për Garancinë Sovrane 1


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka njoftuar se” Garancia Sovrane 1” e qeverisë është shtyrë deri në datë 20 qershor.

Kjo garanci shpërben për bizneset që të marrin kredi për të paguar punonjësit për efektet e krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:

  • subvencionon plotësisht interesat;
  • garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar”-njofton Denaj.

Më tej Ministrja ka dhënë edhe të dhënat e deritanishme për përfituesit nga Garancia e parë.

Nga 712 aplikime janë pranuar 462 kredi.