Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në zonën e Skelës, ku një makinë me targë “AA019 ZV” ka përplasur në rrethrrotullim një motor.
Drejtuesi i motorit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.