Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i frikshëm, motori copë e çikë kurse polici rus fluturon disa metra në ajër (Video)


Një polic moskovit pësoi lëndime të rënda pasi motoçikleta e tij u përplas me një taksi gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë.

Përplasja ishte aq i fuqishme sa motori u bë copë e çikë ndërsa oficeri fluturoi disa metra në ajër.

Aksidenti ndodhi në kryeqytetin rus të enjten pasdite ndërsa pamjet u shfaqën në rrjetet sociale.

Videoja shqetësuese tregon një motoçikletë policie që i afrohet një kryqëzimi me shpejtësi të madhe dhe përplaset me jë taksi, e cila po kthehej majtas.

Motori me sa duket kaloi me dritë të kuqe në semafor. Polici pësoi dëmtime të rënda dhe është shtruar në spital raporton RT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *