Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët protestojnë: Ministria e Arsimit na mori në qafë, gabime në tezë


Një ditë pas testit të Gjuhës Shqipe, maturantët janë mbledhur sot të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, pasi besojnë se ka patur gabime në tezën e provimit.

“Gjithë testi bazohej në pyetje subjektive. Në fund një veprim i një personi si Turi në varkë hedh poshtë gjithë punën tonë në 12 vjet. Kishte dhe gabime të rënda shkencore që nuk i kemi thënë ne, por mësuesit tanë.

Gabime kishte në pjesën e parë, morfologjisë ku kërkohej të gjendeshin fjalitë pa folte, ku të katërta kishin folje. Ndërsa disa ishin pjesë e mëismit online. Na thanë që nuk do përfshihen por e bënë, ardhja e shkollës ishte fasadë për të bërë provimin e maturës. Nuk është qëllimi që ne të kapemi në pyetje subjektive. Nuk ishte menduar mirë teza.

Nuk ishte realiteti i 12 viteve punë që ne kemi bërë.”– tha një nga maturantët.

E duket se është pikërisht pyetja e famshme me Turin, që është kthyer në meme në rrjetet sociale, që ka nervozuar më shumë maturantët. Edhe pankartat e tyre sot janë mbushur me Turin.

Një vajzë tha se: “Ministria e Arsimit na mori më qafë të ardhmen tonë. Kemi mësuar 12 vjet vetëm morfologji, stintaksë, çdo gjë… dhe asnjë prej tyre nuk ishte përfshirë në provim.

Ne kemi parë dhe në vitet e kaluara se protestat s’kanë sjellë asgjë në dritë, por të paktën ndihesh mirë që lufton për të drejtat e tua.”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *