Vendosni fjalën kyçe....

Eliot Engel për marrëveshjen zgjedhore: Lista të hapura, të sigurohet vota e emigrantëve


Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka reaguar lidhur me marrëveshjen e reformës zgjedhore në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare, Engel, i cili është Kreu i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë thekson se marrëveshja shënon disa hapa të vlefshëm përpara megjithatë bën thirrje që parlamenti shqiptar të marrë në konsideratë të gjithë zërat.

Ai thekson gjithashtu se parlamenti duhet të marrë masa në të ardhmen e afërt që përfshijnë listat e hapura dhe sigurimin e votës për emigrantët shqiptarë.

Deklarata e plotë

Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë. Ajo përfshin dispozita që depolitizojnë administratën e zgjedhjeve, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e administratës zgjedhore.

Më e rëndësishme, do i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj.

Thënë kjo, parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt e cila do të përfshinte lista të hapura dhe duke u mundësuar shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në të gjithë diasporën që të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendin e tyre të vendbanimit.

U bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën zgjedhore në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *