Vendosni fjalën kyçe....

Turqia vë në dyshim aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Greqi: Nuk do e hamë më sapunin për djathë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur dyshime mbi nevojën që SHBA të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Greqi dhe pretendimin e Uashingtonit se bazat e saj nevojiten për t’iu kundërvënë Rusisë.

“Aktualisht, nëntë baza ushtarake amerikane janë krijuar në Greqi. Kundër kujt janë dislokuar? E thonë kundër Rusisë. Por ne nuk e hamë atë.” – tha Erdogan pas një takimi në Ankara me presidentin venezuelian Nicolas Maduro.

SHBA ka mbajtur një prani ushtarake në Greqi për dekada. Baza detare e Soudës në ishullin e Kretës, e themeluar fillimisht nga Perandoria Osmane, është e vetmja në Mesdhe që mund të pranojë aeroplanmbajtëset më të mëdha amerikane.

Kur një marrëveshje e mbrojtjes reciproke midis SHBA-së dhe Greqisë u rinovua muajin e kaluar, Pentagonit iu dha qasje në tre objekte ushtarake shtesë në kontinentin grek.

Turqia ka një marrëdhënie të turbullt me ​​Greqinë anëtare të NATO-s për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale dhe historike. Erdogan ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin e tij për bazat amerikane në Greqi.

Duke folur në maj, udhëheqësi turk tha se kryeministri grek ‘nuk ekziston më’ për të, duke akuzuar Kyriakos Mitsotakis se po përpiqej të bllokonte një kërkesë turke për të blerë avionë luftarakë amerikanë F-16.