Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ne do shkojmë në zgjedhje si opozitë e bashkuar, nuk ka shanse për koalicion me PS-në


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka hedhur poshtë një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, kryetarja e LSI-së theksoi se për zgjedhjet e ardhme do shkojë në koalicion si opozitë e bashkuar duke përjashtuar çdo koalicion tjetër të mundshëm.

Kryemadhi iu referua marrëveshjes së firmosur vitin e kaluar me Partinë Demokratike, duke bashkuar forcat dhe formuar opozitën e bashkuar.

“Ne kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike të viti të kaluar, dhe në zgjedhjet e ardhshme do shkojmë si opozitë e bashkuar”-deklaroi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *