Vendosni fjalën kyçe....

Sot maturantët japin provimin e parë të Maturës Shtetërore


Ditën e sotme të gjithë maturantët në vendin tonë çelin zyrtarisht sezonin e provimeve, pasi sot do t’i nënshtrohet testit të parë, atij për Gjuhën e Huaj.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë, ndërsa do t’i nënshtrohen rreth 31 mijë maturantë.

Ky vit ka qenë i pazakonë për maturantët, të cilët janë detyruar të përgatiten nga shtëpia duke zhvilluar mësimin online për shkak të pandemisë.

Në provimet e këtij viti, maturantët do të ulën në distancë deri në 2 metër nga njëri-tjetri, në klasa jo të populluara për të respektuar masat për COVID-19.

Të gjithë personat gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Provimi i radhës është ai i Gjuhës Shqipe i cili do të mbahet më datë 11 qershor, i Matematikës do të jepet me datë 15, ndërsa në datën 18 maturantët do të japing dhe provimin e lëndës me zgjedhje duke e mbyllur kështu gjimnazin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *