Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në prokurori Këshillin Bashkiak të Tiranës


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në prokurorinë e Tiranës anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët votuan për prishjen e Teatrit Kombëtar.  

Regjisori Robert Budina tha për mediat se aktivistët do këmbëngulin deri në fund deri në daljen e përgjegjësive konkrete.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë paditur për shkatërrim prone, shpërdorim detyre e shkatërrim monumentesh.

“Po presim të shohim lëvizje konkrete, ne do të këmbëngulim deri në fund dhe jam i bindur se me veprimet tona juridike do të kthejmë shpresën se gjërat mund të bëhen në këtë vend. Një autoritet lokal dytesor nuk mund të marre tagrin e nje instuticioni tjetër kombëtar , zinxhiri i vendimmarrjesh është shkelur rënde në mënyrë kriminale. Policia ka ardhur jo për të shembur teatri por për të zënë brenda njerëzit që po e mbronin , tha njëri nga aktoret që dorezuan padinë. Ne jemi të detyruar ti paraqesim prokurorisë të gjitha shkeljet e rënda që kanë ndodhur dhe mua më duket e pa kuptim që kjo duhet te ishte detyra parësore e saj dhe ata nuk kanë marrë asnjë hap për ta zbardhur.” – tha ndër të tjera Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *