Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Ndryshimi i sistemit zgjedhor duhet të bëhet me referendum


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tregoi pse nuk u mundësua ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Sipas Vasilit i cili ishte përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, ndryshimi i tij nuk mund të bëheshe në atë tryezë.

Vasili tha se zgjidhja për ndryshimin e sistemit duhet të vijë nga referendumi.

Së pari, me thënë të drejtën, mua si individ, për mua është kërkesë e vonuar. Unë nuk jam një njeri, që politikisht, nuk jam të duroj se dëgjoj moralizma. Beteja në nivelin më të lartë, nuk e harroj kurrë, kur 9 ditë e 9 netë është protestuar para Kuvendit, me në krye Ilir Metën. Protestuan për sistemin, sepse u ndjenë të vetmuar në atë kohë. Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike.

 Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. Duhet të pyesim shumë shqiptarë, që s’mund të kërkojnë këtë sistem por diçka tjetër, a ka gjë më të mirë që t’i drejtohemi me referendum. Një çështje themelore është për sistemin, a do përfshihen ata që janë lënë jashtë nga kryetarët apo prapë ata do jenë, se lista vendoset nga kryetari, dhe ju keni të drejtë të zgjidhni. Pra cili është mekanizmi. Rirendisim gustot e kryetarëve, apo të vendosim, pra për këtë nuk ka zgjidhje. Prandaj duhet diçka të re. Është diskutuar për sistemin. Nëse mua do më pëlqente një prej pesë modeleve, a do e donin shqiptarët, zgjidhja është referendare”- tha Vasili në emisionin Kjo Javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *