Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Opozita e nënshtruar, mesazhet e ambasadës amerikane sikur po flasin grupet mafioze


Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot se opozita është e nënshtruar dhe ka hequr dorë nga kërkesat që kishte më herët.

I ftuar në News24, ai shtoi se fati i Ramaformës, duke nënkuptuar reformën në drejtësi është vendosur tashmë me kreun e qeverisë që do vijojë të kapë të gjitha pushtetet.

Ai komentoi edhe mesazhet e ambasadës amerikane lidhur me fjalën ‘top’ duke thënë se duket sikur flasin grupe mafioze e jo demorkatike.

”Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte pak ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres. Mënyra si demokracia po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike. Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Fati është vendosur nga disa ambasadorë dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet.” – tha ndër të tjera Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *