Vendosni fjalën kyçe....

Kjo mund të jetë dita e tij e fundit si kryeministër, Albin Kurti: Ndihem shumë mirë


I pyetur nga gazetarët se si ndihet në ditën që pritet të jetë e fundit e tij si kryeministër në detyrë, Albin Kurti thotë se ndihet shumë mirë.

Ndërsa po dilte nga banesa e tij, Kurti tha në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.– tha Kurti.

Ai nuk ka bërë komente të mëtejshme nëse pret që Kosova të ketë një qeveri të re sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *