Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i të vdekurve në Kaliforni, qytetit të Paradise do i duhen disa vjet të rindërtohet


Rritet sërish bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Vetëm në Kampin e Zjarrit në Veri, janë gjetur eshtrat e tetë njerëzve të tjerë, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 56.

Ndërkohë 130 njerëz të tjerë ende nuk janë gjetur. Shumica e njerëzve që rezultojnë në listën e pjesshme të të zhdukurve, të postuar të mërkurën në faqen e internetit të Butte County, janë qytetarë të moshuar, shkruan CNN.

Pjesa më e madhe e këtyre personave jetojnë në qytetin e rrafshuar të Paradise, një qytet me 27,000 banorë, shumica prej të cilëve janë pensionistë.

Sherifi i qarkut Butte, Kory Honea, tha para mediave se rreth 461 persona dhe 22 qenë janë vënë në kërkim të këtyre personave në të gjithë qytetin dhe rrethinat e tjera.

“Ne po lëvizim sa më shpejt që të mundemi. Do të duhet kohë”, tha Honea kur u pyet për një afat kohor për kërkimin.

Nga ana tjetër, drejtori i agjencisë amerikane të emergjencës thotë se qyteti i Paradise, do të ketë nevojë për një “rindërtimi total” që do të zgjasë për disa vjet, shkruan BBC.

Brock Long, administrator i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), tha se dëmi në Paradise ishte “një nga fatkeqësitë më të këqija” që ai kishte parë ndonjëherë.

Deri më tani 56 njerëz janë gjetur të vdekur në “Kampin e zjarrit”, por 130 të tjerë mbeten të zhdukur.

Rreth 9,000 zjarrfikës aktualisht janë duke luftuar zjarret në të gjithë shtetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *