Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 67-vjeçarja në Tiranë, shoqërohet drejtuesja e mjetit


Një 67-vjeçare ka humbur jetë në Tiranë si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në Allias ndërsa sipas policisë mjeti drejtohej nga 28-vjeçarja me iniciale E.S.

Viktima është dërguar fillimisht në spital në gjendje të qëndrueshme por më pas ka ndërruar jetë ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 10:00, në Allias mjeti me drejtuesen shtetasen E.S, 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone. Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *