Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e zonave ku protestohet u bëjnë thirrje demonstruesve të mos vijnë të armatosur me tulla (Video)


Grumbujt e tullave të lëna në dukje pa mbikëqyrje në pikat e nxehta të trazirave nëpër SHBA kanë çuar në ngritjen e disa pikëpyetjeve mes gazetarëve e qytetarëve që banojnë pranë zonave ku protestohet, lidhur me faktin nëse protestat e dhunshme në rrugë janë të orkestruara.

Ata u kanë kërkuar protestuesve që të mos vijnë të armatosur me tulla në vendet ku kanë ndërmend të protestojnë.

Teksa pjesa më e madhe e SHBA-ve është përfshirë nga protestat pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili u dhunua nga një polic në Mineapolis, ato janë kthyer në të dhunshme në një pjesë të madhe të qyteteve.

Turma të mëdha njerëzisht janë parë duke grabitur dyqanet, duke dhunuar pronarët e tyre, duke sulmuar policinë e duke djegur objekte kulti e prona private.

Në disa prej protestave, pranë grupeve që demonstrojnë janë gjetur pirgje tullash e sende të tjera të forta gjë që sipas gazetarëve e qytetarëe nuk është e rastësishme.

Presidenti amerikan Trump e kryeprokuroi Barr kanë deklaruar se pas protestave të dhunshme fshihen grupet radikale të majta që po i instrumyentalizojnë ato për planet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *