Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet vajza e kryebashkiakut demokrat të Nju Jorkut, mori pjesë në protestat e dhunshme


Teksa kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut, Bill de Blasio u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë paqësisht, vajza e tij u arrestua në Manhatan pas pjesëmarrjes në protesta të dhunshme.

Chiara de Blasio, 25 vjeç, u arrestua në orët e vona të së shtunës pasi policia u përpoq të shpërndante turmat e mbledhura në Broadway, thanë burimet policore për ‘New York Post’.

Ajo u raportua se u prangos pasi bllokoi trafikun dhe kundërshtoi të largohej nga protesta.

Burimi i policisë i dha medias amerikane se vendi ku u arrestua vajza e kryebashkiakut demokrat ishte një vatër ‘e nxehtë’ ku po digjeshin makinat e policisë dhe ku kishte përleshje mes demonstruesve e policëve.

Besohet se ajo u arrestua rreth një orë para se De Blasio të dilte në konferencë për shtyp në të cilën ai shprehu mirënjohje për protestat paqësore, por deklaroi se ishte ‘koha që njerëzit të ktheheshin në shtëpi’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *