Vendosni fjalën kyçe....

I kapën 29 emigrantë të paligjshëm në furgon, pranga 52-vjeçarit në Sarandë


Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm.

Personi i ndaluar është Tonin Hasa, i cili është ndaluar në vendin e quajtur ‘Qafa e Soronesë’.

Ai po i transportonte emigrantët e paligjshëm me furgon e dyshohet se po i ndihmonte për të kaluar në vendet e BE-së, kundrejt shpërblimit.