Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u nis hetimet për shembjen e Teatrit pas kallëzimeve të AMT-së


Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka reaguar lidhur me dy kallëzimet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

SPAK thotë se dy kallëzimet e bëra janë bashkuar dhe po kryhen hetimet ndërsa procesi është akoma në fazën paraprake.

Ka qenë vetë Aleanca që ka publikuar lajmin për reagimin e SPAK-ut.

SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme”—shkruan Aleanca në postimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *