Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari – Ramës: E ke patur obsesion truallin e teatrit, je bërë si Gruevski


Në seancën e sotme plenare ka nisur Interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi shpjegime nga kryeministri lidhur me shembjen e Teatrit të cilin e krahasoi me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

“Kemi një botë të tërë që po shikon fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Dua t’ju kujtoj që ju keni patur një opsesion jo vetëm më këtë teatër, por me atë truall. Po të kishte qenë ai Teatër diku tjetër do ta linit. Por që e doni atë truall në mes të Tiranës e shembët Teatrin. E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kulla? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Jeni në shndërruar në një Nikola Gruevski. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat.”– tha Hajdari.