Vendosni fjalën kyçe....

Gramoz Ruçi lë seancën plenare për t’u takuar me Yuri Kim


Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lënë në mes seancën plenare, për t’u takuar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA-ve ka mbërritur para pak minutash në kryesinë e Kuvendit, për t’u takuar me Ruçin në zyrën e tij në Kryesi.

Moderimin e seancës plenare, Ruçi ia la nënkryetares Vasilika Hysi.

Kujtojmë se në ditët e fundit, ambasadorja amerikane ëstë takuar me krerët e politikës në vend lidhur me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi.

Sot ajo do të takohet edhe me Petrit Vasilin, përfaqësuesin e LSI-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.