Japonia është goditur nga një stuhi të beftë bore.
Katër persona kanë humbur jetën, shumë rrugë janë bllokuar dhe shumë fluturime janë anuluar.
Në Fukushima ortekët bllokuan 160 njerëz në hotelet ku kishin shkuar për të pushuar.
Masat e fuqishme të ajrit të ftohtë dhe sistemet e presionit dimëror sollën reshje të mëdha bore në zonat bregdetare dhe malore përgjatë Detit të Japonisë.
Bora arriti në 314 cm në qytetin Uonuma dhe 310 cm në qytetin Nishikawa. Disa zona panë tre deri në katër herë më shumë bore sesa mesatarja e tyre vjetore.